Një aksident rrugor i ndodhur në zonën e Laprakës në kryeqytet, është mbyllur me një sherr të dhunshëm midis drejtuesve të dy mjeteve që u përfshinë në të.
Mësohet se ngjarja është regjistruar në mesditë në afërsi të gjimnazit “Aleks Buda”, ku drejtuesit janë goditur me grushte.
Në njërin prej mjeteve ndodheshin babë e bir, të cilët i kanë shkaktuar 32-vjeçarit që ndodhej në mjetin tjetër plagë të rënda.
I plagosuri është transportuar me urgjencë për në spital, për t’u trajtuar me ndihmë të specializuar mjekësore.
“Me datë 18.04.2023, rreth orës 16:10, në Laprakë, në afërsi të shkollës “Aleks Buda”, janë përplasur dy automjete (dëme materiale) dhe si pasojë janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte, drejtuesit e automjeteve, shtetasi A. R., 32 vjeç, me shtetasit Xh. B., dhe A. B. (babë e bir). Si pasojë e konfliktit shtetasi A. R., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore”, njofton policia.