Zgjedhjet e 14 majit, Alibeaj nis fushatën, sulmon Ramën dhe Metën: Dinozaur të politikës së vjetër

Enkelejd Alibeaj e ka nisur fushatën në Tiranë me një minutë heshtje, në nder të gazetarit Nebil Çika, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

Në fjalën e tij hyrëse, Alibeaj u shpreh se ky është një moment feste në një kohë të vështirë.

“Kjo është një moment feste në një kohë të vështirë, megjithatë jeta ka ngritjet e saj ka dhe uljet e saj dhe unë sot do të përfitoj nga ky moment që të përkujtoj një mik, vëlla, një gazetar, publicist sic është Nebil Cika. Në kujtim të tij të mbajmë një minutë heshtje. I paharruar kujtimi i tij”, tha Alibeaj në prezantimin e Roland Bejkos si kandidat për kryetar bashkie.

Alibeaj në fjalën e tij sulmoi ashpër Edi Ramën, Ilir Metën. Sipas tij, këta dinozaur të politikës së vjetër ndajnë së bashku interesa politike dhe financiare.

“Ky është një moment reflektimi, demokratët që kanë përjetuar kohëra të vështira, I bëjmë thirrje kësaj të shkuarës tonë për të kuptuar realisht se ku jemi ç’kemi bërë dhe ku do shkojmë.

Po bëhet një vit e gjysmën që një sulm i mirëfinancuar vazhdon të zhvillohet ndaj PDSH, partisë së krijuar nga ëndrra e studenteve.

Miq e shok, sot kjo parti është nën agresion. PS me në krye një kryeministër mafioz si Edi Rama.  Një pazarxhi politik si Ilir Meta. Dinozaurët e politikës së vjetër nuk e pranojnë dot që një forcë politike të jetë jashtë kontrollit të tyre.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *