“U ktheva nga Holanda me 80 mijë euro” Dan Hutra tregon ‘burimin’ e parave

Vrasësi i 3-fishtë Dan Hutra pranon se është përfshirë dhe në veprimtari të tjera kriminale. Në një intervistë telefonike nga burgu 302 për emisionin Uniko me gazetarin Spartak Koka në Klan Plus, Dan Hutra tregon se nga Holanda është kthyer me 80 mijë Euro.

Këto para ai thotë se ja kishte dhënë Marjana Gurakuqit, gruaja e parë e cila mbeti e plagosur në Astir më 1 Mars 2023 kur 40-vjeçari bëri vrasjet dhe plagosjet.

Dan Hutra thotë se ka qenë i përfshirë edhe në trafik droge dhe aktivitete kriminale.

Dan Hutra: Po diskutonim me Marjanën, ma dha adresën e shtëpisë së Ladit dhe më pyeti Marjana hë kur do ta bësh atë. Domethënë kur do i vrasësh njerëzit e Ladit. Që ajo të rrinte e qetë pasi Marjana ka pasur frikë se mos i vrisja unë kalamajt.

Spartak Koka: Po pse kishte frikë? E kishe kërcënuar për kalamajt ti?

Dan Hutra: Nuk e kisha kërcënuar po ajo më njeh shumë mirë se kush isha dhe puna e 80 mijë Euroshit kishte frikë.

Spartak Koka: Po me çfarë i ke fituar 80 mijë Euro Dan Hutra?

Dan Hutra: Kur jam kthyer nga Holanda jam kthyer me lekë të madh.

Spartak Koka: Je marrë më drogë atje?

Dan Hutra: Po tani ç’rëndësi ka, unë them kaq.

Spartak Koka: Po çfarë rëndësie, ti e the vetë që jam marrë me drogë pak më përpara, tani thua çfarë rëndësie ka.

Dan Hutra: Po mirë e dinte dhe policia se çfarë pune kam bërë.

Spartak Koka: Po na e thuaj pra se s’ke çfarë të fshehësh. A je duke thënë të vërtetat?

Dan Hutra: Po nuk jam duke i fshehur, jam marrë më drogë, me vjedhje, me gjithçka./TvKlan

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *