Një 51-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet në Bologna të Italisë pasi akuzohet se ka plagosur një banakier. Ngjarja ka ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar.
Mediat e huaja shkruajnë se shqiptari ka debatuar me banakierin, pasi ky i fundit nuk e la të përdorë makinetat e lojërave të fatit jashtë orarit.
Pas debatit, ai ka shkuar në tualet dhe pasi ka dalë jashtë është afruar në banakun e klubit, duke e goditur me një thikë në fytyrë banakierin.
Banakieri qëndroi 15 ditë në spital pas plagës që mori. Për muaj me radhë, karabinierët hetuan shqiptarin dhe e identifikuan përmes dëshmive të marra nga të pranishmit që ndodheshin në lokal.