Komisioni për Ankimime dhe Sanksione do të mbajë ditën e nesërme tre mbledhje të veçanta për tre ankimimet që janë bërë.
Fillimisht do të shqyrtohet kërkesa ankimore e depozituar nga Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt, për regjistrimin e kandidatit të PS-së për zgjedhjet lokale në Mallakastër, Qerim Ismail Ismailaj.
Më pas do të mbahet mbledhja për kërkesën ankimore po të PD-së së Alibeajt, për vendosjen e emrit të liderit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në fletën e votimit. N
Ndërsa kërkesa e tretë do të jetë ankimimi i vendimit të KQZ-së për vendosjen e logove krah emrave të kandidatëve në fletët e votimit.
Njoftimi:
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka mbërritur kërkesa ankimore tre kërkesa ankimore:
- Kërkesa ankimore nr. 49, ankues Partia Demokratike e Shqipërisë me objekt “Shfuqizimi i vendimit nr. 366, datë 15.04.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike dhe verifikimin e të dhënave në formularin e subjektit të vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Qerim Ismail Ismailaj, kandidat për kryetar të bashkisë Mallkakastër i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14Maj 2023”.
- Kërkesa ankimore nr. 50, ankues Partia Demokratike e Shqipërisë me objekt “Shfuqizimi i vendimit nr. 361, datë 15.04.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për “Miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për kandidatët për këshillin e bashkisë Tiranë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023” dhe “Shfuqizimi i vendimit nr. 362, datë 15.04.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për “Miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për kandidatët për anëtarë në këshillat bashkiak në 60 bashki, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”, “Ndryshimin e përmbajtjes së fletës së votimit duke vendosur të gjitha kërkesat e përcaktuara në nenin 98 pika 3 e Kodit Zgjedhor sipas propozimit bashkëlidhur”.
- Kërkesa ankimore nr. 51, me ankues koalicionin “Bashkë Fitojmë’ me objekt “Kundërshtrimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve nr. 360, datë 15.04.2023 “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për kandidatët për kryetar bashkie, bashkia Tiranë, për zgjehdjet për organet e qeverisjes vendore; Kundërshtimin e vendimit të Komisionerit SHtetëror të Zgjedhjeve nr. 363, datë 15.04.2023, “Për miratimin e përmbajtjes së fletëve të votimit për kryetar bashkie në 60 bashki, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023” dhe “Shfuqizimin e këtyre vendimeve, duke vendosur: Ndryshimin e përmbajtjes së fletës së votimit për kandidatët për kryetar bashkie në 61 bashkitë e vendit, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”, duke hequr logon e partive dhe/ose të koalicioneve, nga përmbajtja e fletës së votimit për kandidatët për kryetar bashkie”.
KAS hodhi shorti për përcaktimin e relatorëve të kërkesave ankimore, rezultatet e të cilit përcaktuan z. Elvis Çefa relator të kërkesës ankimore nr. 49, z. Koli Bele, relator të kërkesës ankimore nr. 50, dhe z. Ledio Braho, relator të kërkesës ankimore nr. 51.
Sot, u zhvillua dhe shqyrtimi i elementëtve të formës dhe përmbajtjes së kërkesave ankimore dhe KAS vendosi kalimin në seancë publike të kërkesës ankimore nr. 49, në datën 19.04.2023 në orën 13:30, kalimin në seancë publike të kërkesës ankimore nr. 50, në datën 19.04.2023, në orën 16:30 dhe kalimin në seancë publike të kërkesës ankimore nr. 51, në datën 19.04.2023, në orën 17:30.