Absolut Vodka nuk do t’i eksportojë produktet e saj në Rusi, pas kritikave që ka marrë në shtetin e origjinës (Suedi). Fillimisht, kompania i ka ndalur eksportet në mars të vitit 2022, pasi Rusia nisi luftën në Ukrainë.
Mirëpo kompania e saj amë, Pernod Ricard, ka konfirmuar se disa produkte po eksportohen sërish. Ky njoftim është përcjellë me zemërim.
Pernod Ricard, më pas ka njoftuar se i ka ndaluar sërish të gjitha eksportet e pijes Absolut Vodka. Në deklaratë është thënë se kompania po e shfrytëzon të drejtën për “të mbrojtur stafin dhe partnerët pasi ne nuk mund t’i ekspozojmë ata ndaj kritikave masive dhe në të gjitha format”.