Sindikata gjermane Verdi bëri thirrje për greva paralajmëruese gjithëditore të enjten dhe të premten për punonjësit në disa zona të aeroporteve të Dyseldorfit, Hamburgut dhe Këlnit/Bonnit .
“Greva fillon në mesnatën e mërkurës në të enjte dhe përfundon mesnatën e premtes në të shtunë”, tha Verdi të martën.
Sektorët që do të preken përfshijnë zonën e sigurisë së aviacionit, kontrollin e pasagjerëve, kontrollin dhe shërbimin e personelit dhe mallrave. Mund të ndodhin kohë më të gjata pritjeje apo edhe anulime fluturimesh për shkak të grevës”, paralajmëroi sindikata.
Aeroporti i Hamburgut tha se të gjitha nisjet do të anulohen ose do të kryhen pa pasagjerë të enjten dhe të premten për shkak të një greve, rreth 80,000 pasagjerë mund të preken. Mbërritjet do të jenë ende të mundshme, shtoi ai, raporton DW.