Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka komentuar zgjedhjet e 14 majit, gjatë mbledhjes ku po diskutohet financimi i partive politike ku tha se nuk do jetë e thjeshtë nga ana e organeve kompetente për të bërë transparente çdo abuzim por theksoi se do të ketë diçka ndryshe nga herët e tjera.
Celibashi tha ndër të tjera se Partitë Politike nuk duhet të demonstrojnë në mënyrë arrogante fuqinë për të shpenzuar para në fushatën zgjedhore pasi KQZ do të kujdeset që t’i bëjë më të përmbajtur këta të fundit lidhur me transparencën që duhet të kenë.
“Rikonfirmoj gjithë angazhimin dhe seriozitetin lidhur me financimin e partive politike në përputhje me Kodin Zgjedhor, dhe mos pasur ndroje kur këto të fundit kanë problematika me financimin. Nuk do jetë kaq e thjeshtë dhe do ketë transparencë për të bërë publike çdo abuzim, por do jetë diçka ndryshe nga herët e tjera. Përtej retorikës së fushatës zgjedhore, duket që ka një kujdes formalisht për të respektuar ligjin. Nuk kemi të bëjmë me shenjt kur vjen puna te paratë që duan t’i marrin dhe ti përdorin, ndodh kudo në botë por ne si shoqëri zgjedhore kemi në dorë që ti bëjmë më të përmbajtura që mos të demostrojnë në mënyrë arrogante fuqinë dhe interesin e tyre për të shpenzuar para në fushatën zgjedhore”, tha ai.