Një shtetas shqiptar 26-vjeç i shpallur në kërkim prej 1 viti në Britani është dorëzuar në polici. Shqyri Nazeraj akuzohet se transportonte lëndë narkotike tip kanabis.
Ai ka treguar para drejtësisë britanike se ishte paguar me 300 paund për të udhëtuar në West Yurkshire, për të transportuar nëntë pako me nga 1 kg kanabis me një vlerë prej 90,000 £.
Mediat vendase bëjnë me dije se i riu u dënua me 13 muaj burg për transport të lëndëve narkotike.