Disa banorë të Roskovecit kallëzojnë në SPAK kryetaren e bashkisë

Një grup banorësh nga Roskoveci kanë mbërritur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Ata kanë paraqitur një kallëzim penal në ngarkim të kryetares së bashkisë, Majlind Bufi.

Banorët kanë qenë të shoqëruar edhe nga kreu i degës së PD në Roskovec. Banorët akuzojnë Bufin për abuzime me tenderat.

“Shpresojmë që zonja Bufi të merret e pandehur për mënyrën si ka abuzuar me tenderat. Jemi edhe një nga bashkitë që rrezikon falimentimin. Duam të dimë ku shkojnë taksat e qytetarëve”, u shprehën ata./BW

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *