Njihuni me 5 arsyet se përse iu vonohen menstruacionet

Dhimbje të forta barku dhe shpine, stres, shtim i papritur oreksi, nervozizëm dhe luhatje të forta humori, me siguri asnjëra prej shenjave të mësipërme nuk është e panjohur për vajzat e gratë pasi lajmërojnë ardhjen e ciklit menstrual.

Ky i fundit është një funksion shumë i rëndësishëm i organizmit femëror dhe mbart informacione shumë të rënëdishme për shëndetin. Vonesa e tij mund të sjellë dy reagime që i kundërvihen njëra-tjetrës: gëzim, por edhe ankth pasi gjëja e parë që ju shkon ndërmend është ndonjë shtatzëni e mundshme. Ky është një fakt që duhet çmitizuar pasi vonesa dhe parregullsia e ciklit menstrual nuk lidhet gjithmonë me shtatzëninë, por vjen si rrjedhojë e gjendjeve të mëposhthme:

Stresi: Siç e thamë edhe më lart një ndër shenjat që paralajmërojnë ardhjen e ciklit është stresi, por ai mund të jetë po ashtu shkak për vonesën e tij. Ndryshimet në stilin e jetesës dhe përjetimi i ngjarjeve të vështira emocionale rrisin nivelin e kortizolit në trup, ky i fundit ndikon në sekretimin e estrogjenit dhe progresteronit.
Ndryshimi i niveleve të këtyre dy hormoneve sjell vonesën e menstruacioneve.

Ndryshimet drastike të peshës: Humbja e kilogramëve në mënyrë të shpejtë shoqërohet me ndryshime hormonale, të cilat ndikojnë në vonesën e ciklit ose fluksin dhe kohëzgjatjen e tij.

Çrregullimet e të ushqyerit: Çrregullimet e të ushqyerit si bulimia ose anoreksia ndikojnë në vonesën e ciklit, pasi këto gjendje të rënda shëndetësore sjellin çrregullime të dy hormoneve kryesore që kontrollojnë periodat: estrogjeni dhe progresteroni.

Mosha: Ekzistojnë dy periudha në jetën e femrave që karakterizohet me menstruacione jo të rregullta: 1. Puberteti dhe 2. Perimenopauza dhe menopauza. Këto dy faza karakteriozhen nga cikël menstrual i paparashikuar shoqërohet me vonesë disa ditore deri në disa mujore dhe thatësi vaginale.

Gjendje të caktuara shëndetësore: Problematikat e mëposhtme shëndetësore, si sindromi i vezoreve policistike, endometrioza dhe problemet me gjëndrën tiroide shkaktojnë vonesë të menstruacioneve ose ndryshime në kohëzgjatjen e tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *