Videoja ku Cristiano Ronaldo lëvizi Coca-Cola-n nga tavolina ku do mbahej konferenca bëri xhiron e rrjetit por edhe i shkaktoi kompanisë një dëm prej 4 miliardë dollarësh.
Menjëherë pas veprimit të Ronaldos, ishte futbollisti Paul Pogba i cili hoqi nga tavolina birrën Heineken që është sponsorin zyrtar i Euro 2020.
Pas episodeve jo të këndshme të heqjes së pijeve gjatë disa konferencave për shtyp, duket se UEFA iu ka kujtuar Federatave të përfshira se ka detyrime dhe se të ardhurat e sponsorëve janë të rëndësishme për turneun dhe futbollin evropian.
‘Në këto raste ne mund t’i ndëshkojmë Federatat pjesëmarrëse me gjobë. Lojtarët janë të detyruar të respektojnë rregullat e turneut përmes Federatave. Ne kemi një rregullore të nënshkruar nga pjesëmarrësit (Federatat). Coca-Cola dhe Heineken janë midis 12 sponsorëve të nivelit të lartë për Euro 2020 duke kontribuar në të ardhurat totale të turneut, gati 2 miliardë € (2.4 miliardë dollarë),‘- tha Martin Kallen, CEO i UEFA Events SA dhe drejtor i turneut Euro 2020.
/Priza.al/