Mashtroi me kriptomonedhat, ‘bosi’ turk niset nesër drejt Turqisë

Faruk Ozer, i njohur ndryshe si “bossi” i kriptomonedhave pritet të ekstradohet ditën e nesërme drejt Turqisë.

Ozer kishte bërë kërkesë për tu mos ekstraduar me pretendimin se i rrezikohej jeta në Turqi.

Faruk Ozer u kap në gusht të vitit të kaluar në jug të Shqipërisë pasu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar  për mashtrimin me kriptomonedhat ndaj disa shtetasve turk.

Faruk Fatih Ozer u arratis nga Turqia me 2 miliardë dollarë, të cilat i kishte fituar duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”. Ai kishte mashtruar rreth 360 mijë përdorues të kompanisë së tij, ‘Thodex’.

Ozer rezultoi të ishte futur në Shqipëri nga pika e kalimit kufitar të Rinasit më 20 prill të vitit 2021, ndërkohë që dolën dhe pamje filmike nga momenti kur u akomodua në një prej hoteleve të kryeqytetit, nga një shtetas shqiptar, i cili ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të veprës penale që kishte kryer biznesmeni turk.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *