Skandali i Elira Kokona/ Vasili: Fytyra e kalbëzimit të qeverisë dhe pazareve me Arbitrazhet

Deputeti i PL, Petrit Vasili ka reguar lidhur me skandalin e Elira Kokones, ku thekson se ky rast përfaqëson hapur korrupsionin që ka “mbërthyer” qeverinë Rama. Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan se qeveria ka vjedhur qytetarët, duke shkelur çdo ligj.

Postimi i plotë:

Rasti Elira Kokones tregon shume qarte se qeverisja e Edi Rames eshte nje shembelltyre haxhiqamiliste dhe mafioze.

Rasti Kokona eshte shembelltyra e kesaj qeverisje, qe Arbitrazhet i ka shnderruar ne nje pazar milionash, qe shkel cdo ligj e per te cilat qindra milion euro i paguajne shqiptaret nga humbja e gjyqeve .

Tregon qarte se per qeverisjen e kalbur Rama Ligjet nuk ekzistojne dhe se interesi publik eshte vetem nje mundesi grabitjeje dhe jo nje detyrim madhor, qe duhet te mbrohet fort dhe ndershmerisht.

Tregon qarte pafytyresine kesaj mender qeverisje, qe ka larguar dhunshem qindra punonjes te sherbimit civil per shkaqe qesharake vetem e vetem se nuk kane qene vegla qorre te shkeljes se ligjit dhe te abuzimit me interesin publik.

Detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Shtetit me e larta ne hierarkine e sherbimit civil është kategorikisht e papërputhshme me ushtrimin e profesioneve të tjera.

Rasti Kokona e cila duke qene Sekretare e Pergjithshme mbronte palë private si avokate kunder Qeverisë eshte nje kulmi i kalbezimit qeveritar.

Sekretari i Pergjithshem eshte edhe vleresues i punes se punonjsve te tjere te sherbimit civil qe ajo ka ne vartesi.

Po si mundet te vleresojne Sekretare te Pergjithshem qe shkelin vete per faqe te zeze ligjin e sherbimit civil.

Rasti Kokona dhe mos reagimi i Edi Rames eshte prova se hajduteria shteterore dhe antiligji kane vetem nje frymezues dhe mbeshtetes qe eshte vetë Rama.

Rasti Kokona shuan cdo iluzion te mijra punonjsve te sherbimit civil se ata mund te kene mbrojtjen e ligjit persa kohe kryejne me ndershmeri punen e tyre.

Mijra punonjes te sherbimit civil per sa kohe qeveris Edi Rama do te jene nen kercenimin dhe shantazhin e kamikaxeve alla Kokona, te cilet do zbatojne ne standart per vete dhe nje standart tjeter per punonjesin e thjeshte.

Pra thene fare thjesht Elira Kokona, qe rezulton te jete Zv Sekretare e Pergjithshme e Qeverise mund te shkele çdo ligj ne konflikt te hapur interesi, ndersa Ylli Dylgjeri pas vitesh te tera puna shume korrekte ne sherbimin civil e larguan per ca vargje te shkruara ne FB privat.

Kjo eshte fytyra e kalbezuar e gërmadhes së qeverisjes Rama!

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *