Ish-sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba thotë se nuk e “njeh klubin” pas 4 humbjeve rradhazi në Ligën e Kampionëve dhe në Premier League.
Humbja totale 4-0 do të thotë që Blutë do ta mbyllin sezonin pa një trofe, pavarësisht shpenzimeve të mëdha të transferimeve nën pronarin e ri Todd Boehly.
Ata nuk kanë gjasa të jenë në ndonjë kompeticion evropian vitin e ardhshëm pasi aktualisht janë në vendin e 11-të në Premier League.
“Nuk është më i njëjti klub”, tha Drogba për Canal+.
“Unë nuk e njoh më klubin tim. Ka një pronar të ri dhe një vizion të ri që nuk e kuptoj”