Ndonëse në garën për 14 majin, garojnë përballë njëri tjetrit për të marrë mandatin e kryebashkiakut të Shkodrës, kjo nuk i ka penguar dy rivalët Benet Beci të PS dhe Bardh Spahia të koalicionit ‘Bashkë fitojmë’ të shtrëngojnë dorën me njëri-tjetrin.
Beci dhe Spahia kane qenë të ftuar në një Iftar nga shoqata Istanbul dhe aty janë përballur me njëri-tjetrin, ku janë fotografuar duke shtrënguar duart. Përmes fotos Beci e Spahia kanë përcjellë edhe mesazhin se njerëzorja, qëndron mbi rivalitetin politik.
Këtë moment të veçantë, e ka evidentuar në një publikim ne rrjetet sociale vetë Benet Beci.
“Në iftarin e shtruar mbrëmë nga shoqata V.H.K “Instambul”, një mundësi për reflektim, përulje e respekt për njëri-tjetrin!”, shkruan Beci ne postimin e tij.