Ekzekutimi i Ardian Nikulaj/ Kryebashkiaku i Lezhës: Cenim i rendit dhe sigurisë publike

Kryebashkiaku i Lezhës shprehet i tronditur për ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme, në të cilën mbeti i vrarë biznesmeni Ardian Nikulaj. Siç shihet në foto, autori ka dalë përballë Nikulajt dhe ka qëlluar me gjashtë plumba, nga të cilët 2 prej tyre kanë qenë vdekjeprurës për biznesmenin, të cilit në vitin 2011 i kanë ekzekutuar dhe të vëllanë. Pjerin Ndreu, denoncon rastin si një cenim të rendit dhe sigurisë publike, sakaq kërkon prej organeve të rendit dhe prokurorisë që të zbardhin sa më shpejtë ngjarjen.

Pjerin Ndreu: I tronditur nga ngjarja e sotme ne Shengjin ku ngeli i vrare Ardian Nikulaj, biznesmen dhe anetar i keshillit bashkiak! Nje ngjarje e tille eshte cenim i rende i rendit dhe sigurise publike ne qytetin tone!

Kerkoj me force nga organet e rendit dhe prokurorise qe te zbardhin sa me shpejt ngjarjen, per te vene perballe ligjit autoret e kesaj ngjarje te shemtuar!
Shpreh ngushellimet e mia familjes se tij dhe te afermeve per kete humbje kaq tragjike!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *