Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin me padurim Suedinë si anëtare të NATO-s përpara samitit të ardhshëm të aleancës në korrik dhe do të inkurajojnë Turqinë dhe Hungarinë që të ratifikojnë pranimin.
Kështu u shpreh të mërkurën gjatë një vizite në Suedi, sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin, shkruan Reuters.
Së bashku me Finlandën, Suedia aplikoi për t’u anëtarësuar në NATO në maj të vitit të kaluar. Aplikimi i Finlandës u përpunua në kohë rekord dhe ajo u bë anëtari i tridhjetë e një i aleancës në fillim të këtij muaji.
“Ne presim që së shpejti të mirëpresim Suedinë si anëtaren e 32-të NATO-s. Për të qenë të qartë, ne presim që kjo të ndodhë përpara samitit në korrik,” tha Austin në një konferencë për shtyp.