Nuk sigurojë asnjë ulëse në Kuvend, Rudina Hajdari-simpatizantëve: Do vij sërish, do luftoj për…

Rudina Hajdari ka pohuar se nuk ka hequr dorë nga politika. Edhe pse nuk siguroi asnjë ulëse në Kuvend pas zgjedhjeve të 25 prillit, Hajdari shprehet se lufta e saj për të forcuar demokracinë në Shqipëri, nuk ka mbaruar ende.

Rudina Hajdari garoi në zgjedhjet e 25 prillit nën siglën e Nisma Thurje. Ajo ishte kandidate në qarkun e Elbasanit, por zyrtarisht, ka mbetur jashtë Kuvendit.

E ftuar në një studio televizive, Hajdari u shpreh se ambienti politik në Shqipëri, ku edhe vetë ishte pjesë më 25 prill, është mjaft i vështirë. Sipas saj ajo thjesht ka humbur një betejë, por lufta për të rikthyer demokracinë në Shqipëri do të vazhdojë.

‘Në këto zgjedhje duhet të reflektojmë për atë që ndodhi dhe për situatën politike në vend. Jo shumë gjëra kanë ndryshuar. Ajo ç’ka ndodhi ishte një rezultat, i cili kërkon një analizë më të thellë. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm që raportin që duhet të kemi me institucionin, me parlamentin, duhet të jemi sa më seriozë se kërkohet një opozitë e shëndoshë.

Këto janë idealizmat që jam munduar të transmetoj me prezencën time në parlament, me daljet e mia publike dhe për luftën e klasës së vjetër politike. Unë humba një betejë në këto zgjedhje, por lufta për të rikthyer demokracinë e munguar në Shqipëri, nuk ka mbaruar.

Ambienti ishte shumë i vështirë dhe përtej rezultatit, ajo ç’ka është e rëndësishme për mua është se ende jemi në një situatë që duhet të jemi koshientë që ndodhën shumë gjëra dhe në të njëjtën mënyrë nuk ndodhi asgjë. Pas zgjedhjeve jemi në vend numëro, asgjë nuk ka ndryshuar,’- tha Hajdari ndër të tjera.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *