Deklarata e fortë e Berishës: Rama ka pohuar se do ikë nga pushteti nëse nuk fiton

Sipas kreut të opozitës Sali Berisha, kryeministri Edi Rama po mendon që në Shtator vendi të shkojë drejt zgjedhjeve parlamentare të parakohshme.

Deklaratën e bëri nga Maliqi këtë të Mërkurë, gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, për zgjedhjet e 14 Majit.

Berisha tha se ka informacione që kreu i Qeverisë do të vendosë që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme, nëse humbet në lokalet e 14 Majit.

Dhe sipas Berishës, Rama do të humbë.

“Mora vesh se Edi Rama kishte paralajmëruar, më ishte kopjuar një mendim në kokë, po unë po ja u them tani. U kish çu haber organizatave të tij që: po s’fituam (se e ndjen që s’fitojnë), do ketë zgjedhje në shtator dhe ikim nga pushteti”, deklaroi Berisha.

“Do ikni Edi Rama! Parandjenjën e ke reale. Ja ku po ta them para këtyre burrave dhe grave: Do ikësh, do ikësh, do ikësh”, theksoi kreu i Partisë Demokratike.

Më tej, Berisha tha se 14 maji do të shpëtojë shqiptarët nga pushteti i atyre që e përdorën atë për pasurimin e vet.

“I gjithë ky entuziazëm, kjo frymë është energjia e ndryshimit të shumëpritur. Është fryma e një fitoreje e cila më datë 14 maj, jo vetëm do të vendosë Alfred Gegën si qytetar të parë të Maliqit, dhe kandidatë të Primareve në mbarë vendin, por është fryma e triumfit të demokracisë, vlerave, fryma e ndryshimit të madh, është fryma e cila do të shpëtojë shqiptarët nga pushteti i atyre që përdorën atë në  mënyrën më të shfrenuar për pasurimin e vet. E përdorën atë në mënyrën më të pamëshirë për vjedhjen tuaj. E përdorën atë në mënyrën më të pamëshirë për mashtrimin tuaj. E përdorën atë në mënyrë të pamëshirë për përzënien tuaj nga votat tuaja, dhe sot të pashpirt, të pangopur, pasi kanë përzënë 1 milionë shqiptarë në 8 vite deklaronin se do sjellim familjarë dhe punëtorë nga Sri Lanka, Bangladeshi

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *