Sekretari i Përgjithshëm i PD ka reaguar për vendimin e KAS që të vendosë emrin e Ilir Metës në fletën e votimit. Sipas Bardhi u rrëzua shkelja e Celibashin, për të cilin thotë se është i shantazhueshëm dhe bën gjithçka që t’i nënshtrohet pengmarrësit.
“Tentativa e Ilirjan Celibashit për të fshehur në fletën e votimit faktin se me votat e demokratëve po synohet të fuqizohet Ilir Metaj u rrëzua si antiligjore nga KAS.
Kjo është një tjetër shkelje nga Kreu i KQZ, ku u faktua se një njëri i shantazhueshëm është gati të bëjë akte prej kamikazi vetëm që ti nënshtrohet pengmarrësit të tij. Keqardhje sesi hallet i shndërrojnë profesionistët në kamikazë të së keqes!” – shkroi Bardhi.
KAS ka vendosur që në fletën e votimit krah emrit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ duhet të vendoset të vendoset emri i Ilir Metës, dhe jo i Sali Berishës. Vendimi është marrë sot pas një mbledhjeje që zgjati më shumë se një orë mes debateve e përplasjeve. Pas tërheqjes për vendim, KAS mori vendimin që të pranonte kërkesën për të vendosur një emër në fletën e votimit, krah emrit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, por jo atë të kryedemokratit Sali Berisha, por të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Kërkesa u depozitua nga Partia e Lirisë, por ky ishte vendimi i KAS.