Mërkuri do të lëvizë në retrogradë nga data 21 prill deri më 15 maj në shenjën e Demit. Por ndikimi i tij tashmë ka filluar.
Demi
Do të ndjeni se gjithçka po shkon mbrapsht gjatë kësaj kohe, pasi një “ngrirje” do të mbizotërojë në përpunimin e punëve tuaja. Fjalët tuaja do të keqinterpretohen dhe vazhdimisht do keni keqkuptime dhe probleme komunikimi. Fillon një periudhë e ngarkuar, gjatë së cilës do të merrni vendime për të cilat më vonë mund të pendoheni. Kushtojini më shumë vëmendje mendimeve tuaja dhe frenoni spontanitetin tuaj, për të shmangur konfliktet dhe tensionet e vogla. Duhet të jeni më të kujdesshëm.
Gaforrja
Keqkuptime, fjalë, ulje-ngritje emocionale. Këtë kohë nuk shihni qartë, kështu që zemëroheni dhe nuk mund t’i përballoni lehtë situatat. Ndiheni të ngecur në përmbushjen e disa dëshirave më të thella, ose ka rezistenca, pengesa dhe vonesa në gjithçka që prisni të realizohet dhe kjo ju shkakton tension. Mos refuzoni takimet me persona që nuk i keni parë prej kohësh, pasi do të mbani mend ëndrrat që i kishit lënë mënjanë dhe do të përpiqeni t’i ndiqni përsëri.
Bricjapi
Marrëdhëniet tuaja dalin në pah. Çdo gjë që nuk ka një themel të fortë bie, ndërsa ju përballeni me vështirësi në diskutime dhe vendime që dëshironi të merrni. Shmangni ndryshimet e mëdha dhe mendoni dy herë e tre herë përpara se të nënshkruani marrëveshje. Grindjet dhe keqkuptimet do mbizotërojnë dhe problemet do të dalin sërish në dritë. Ruani qetësinë dhe bëni një vlerësim për të dalluar atë që dëshironi më shumë.