Kandidati opozitar publikon denoncimin: Mësuesve u bëhet presion…

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Rrogozhinës, Shkëlqim Hoxha ka denoncuar presionin që u bëhet mësuesve për të marrë pjesë në takimet elektorale të PS-së.

Në një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Hoxha ka publikuar një mesazh, ku denoncohet se nëse mësuesit nuk marrin pjesë do merren masa për largimin nga puna.

“Në vend që të interesohen për mbarëvajtjen e mësimit në shkolla, në vend që të sigurojnë minimumin e kujdesit për arsimin duke filluar nga ngrohja dhe pajisjet shkollore, këta zgjedhin t’i bëjnë presion mësuesve duke i grumbulluar në kinemanë e qytetit.

I bëjmë thirrje arsimtarëve dhe të gjithë të punësuarve të tjerë në Bashkinë e Rrogozhinës të ngrihen në lartësinë që u takon dhe të mos bien pre e presioneve dhe kërcënimeve”, shkruan Hoxha.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *