Siguracioni i majmë që i mori jetën Carolinës/ I përfshirë në krimin makabër, edhe bashkëshorti i saj

Pas shumë investigimesh dhe të dyshuarve, zbulohet vrasësi i vërtetë i 20-vjeçares Carolinë. Autori është burri i saj, Charalambos Anagnostopoulos.

Kamerat e sigurisë dhe ora ‘smart’ e 20-vjeçares, e cila tregon kohën reale të vdekjes, nxorrën zbuluar bashkëshortin e saj.

32-vjeçari pranoi krimin pasi ishte i sigurt se loja e tij e gjatë me hetuesit kishte marrë fund dhe autoritetet do ta arrestonin brenda pak ditësh. Sapo përfundoi ceremonia përkujtimore e 20-vjeçares, ai zgjati duart drejt prangave dhe hipi helikopterin e policisë ku u dërgua në qelinë e sektorit kundër krimit në drejtorinë e policisë së Atikës. Ai ka dëshmuar se nuk donte ta vriste, por gjithçka ishte një aksident fatal.

Ai ka këmbëngulur dhe nuk ka pranuar asnjë lidhje me ngjarjen, por ka ndërruar ‘mendje’ në vazhdim, kur policia i vendosi përpara provat e mbledhura prej kohësh, të cilat nuk mundi të justifikojë.

Dyshohet se arsyeja e krimit është, siguracioni i jetës. Vitin e fundit, viktima kishte nënshkruar me një kompani sigurimi, ku sipas kontratës, nëse ajo do të humbte jetën, familjarët e mbetur në jetë do të përfitonin 1.000.000 euro.

/Marrë nga: Protothema.gr/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *