Kanabisi mjekësor mund të përdoret edhe për të shëruar sëmundjet neurologjike, duke përfshirë sëmundjen e Parkinsonit.
Në një studim u përfshinë pacientë me parkinson që u trajtuan me kanabis mjekësor. Të dhënat e mbledhura përfshinin ndryshimet e simptomave të parkinsonit pas përdorimit të kanabisit mjekësor dhe efektet anësore nga përdorimi i tij. Gjithashtu u mblodh informacion në lidhje me ndryshimet në medikamentet shoqëruese pas fillimit të kanabisit mjekësor.
8% e pacientëve shfaqën një përmirësim në cdo simptomë të Parkinsonit pas fillimit të trajtimit me kanabis mjekësor.
Simptomat me përmirësimin më të madh ishin ngërci, dhimbjet e muskujve, mungesa e oreksit dhe dridhjet.
Pas fillimit të trajtimit me kanabis mjekësor, 56 % e përdoruesve të opioideve ishin në gjendje të ulnin ose të ndërprisnin përdorimin e opioideve në vizitën pasuese.
Studiuesit arritën në përfundimin se kanabisi mjekësor mund të përmirësojë simptomat motorike dhe jomotorike në pacientët me Parkinson dhe mund të reduktojë përdorimin e ilaçeve.