Konsumimi i një luge reçeli kur zgjoheni mund të ndihmojë në lehtësimin e stresit, thonë studimet. Një kavanoz me reçel është e mbushur me vitamina B, veçanërisht B6. Këto prodhojnë acid gama-aminobutirik, një kimikat që ul ankthin. Dr David Field, në Universitetin e Reading, tha:
“Vitamina B6 ndihmon trupin të prodhojë një lajmëtar kimik që pengon impulset në tru. Studimi ynë e lidh këtë efekt qetësues me ankthin e reduktuar”.
Një studim i veçantë i Universitetit të York-ut u dha gjysmës së pjesëmarrësve një lugë reçeli çdo mëngjes dhe pjesën tjetër gjalpë kikiriku. Ata që hëngrën Marmite (reçel) për një muaj raportuan një ulje prej 30 për qind të stresit. Autorja e studimit Anika Smith tha se ndikimi pozitiv mori tetë javë për t’u zhdukur, duke sugjeruar se reçeli kishte efekte afatgjata në funksionin e trurit, duke përfshirë reduktimin e stresit dhe ankthit.
Reçeli britanik i quajtur ‘Marmite’, e bërë nga ekstrakt i koncentruar i majave, u shpik në 1902. Ai u përfshi në racionet e trupave britanike të Luftës së Parë Botërore për të rritur marrjen e vitaminave. Ndërkohë, një sondazh i fundit zbuloi se tre në dhjetë britanikë janë “të stresuar ose të shqetësuar shumicën e kohës”. Këshillat kryesore të nutricionistëve për të reduktuar stresin dhe ankthin përfshijnë shmangien e patate të skuqura dhe arrat e kripura.