Për herë të parë në 13 vjet, Interi kalon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Nerazzurrët mundën Benfikën në dy ndeshje – 2-0 në Lisbonë dhe 3-3 në San Siro për të kaluar në fazën tjetër.
Ja çfarë tha presidenti i Interit, Steven Zhang pas ndeshjes kundër Benfica-s:
“Jam vërtet i kënaqur. Të jesh në mesin e katër skuadrave më të mira në Evropë do të thotë shumë sepse kemi pasur një fillim jo të mirë. Tani jemi këtu; do të thotë shumë për mua dhe stafin dhe është fryt i një pune shumë të vështirë në vitet e fundit.“
Bosi i Interit u pyet dhe për supersfidën që e pret në gjysmëfinale dhe u shpreh se është një shans për hakmarrje:
“Është një lojë masive dhe një shans edhe për pak hakmarrje. Por çdo ndeshje nga tani deri në fund të sezonit është si një finale për ne.
Ne duam të bëjmë sa më mirë që të jetë e mundur, në ligë dhe në Kupën e Italisë, siç kemi bërë në Ligën e Kampionëve deri më tani.
Festa ime për golin e tretë? Isha i emocionuar. Unë jam gjithashtu shumë i kënaqur për Correan; ishte një shans për të që të tregonte vlerën e tij.
E ardhmja?
Ne jemi të përqendruar ta bëjmë atë hap pas hapi. Ne punojmë shumë çdo ditë për t’u përmirësuar me të gjithë stafin dhe skuadrën.
Një mesazh për fansat? Dua të falënderoj ata që vijnë dhe na mbështesin çdo javë, duke mbushur stadiumin me pasionin e tyre të jashtëzakonshëm. Ata duhet të vazhdojnë të na mbështesin dhe ne do të vazhdojmë të japim gjithçka.