Luana Vjollca ‘bën histori’ në muzikë! I bashkohet kompanisë më prestigjioze në botë

Moderatorja Luana Vjollca ka ndarë me fansat e saj ëndrrën që ka realizuar pas shumë vitesh punë. Përkrah një fotoje të publikuar në Instagram ajo ka treguar se është bërë pjesë e Sony Music Industry e cila është një arritje e madhe për karrierën e saj.

Krahas fotos ku duket mjaft në formë ajo shkruan:

‘Më në fund mund të ndaj me ju këtë ëndërr. Kaq e lumtur të njoftoj se tani jam pjesë e SONY MUSIC INDUSTRY !!!! Mami, ja dola për të dyja’.

Ditën e nesërme Luana Vjollca pritet të publikojë këngën e saj të re me titull ‘1 mijë vjet’

 

 

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *