Moderatorja Luana Vjollca ka ndarë me fansat e saj ëndrrën që ka realizuar pas shumë vitesh punë. Përkrah një fotoje të publikuar në Instagram ajo ka treguar se është bërë pjesë e Sony Music Industry e cila është një arritje e madhe për karrierën e saj.
Krahas fotos ku duket mjaft në formë ajo shkruan:
‘Më në fund mund të ndaj me ju këtë ëndërr. Kaq e lumtur të njoftoj se tani jam pjesë e SONY MUSIC INDUSTRY !!!! Mami, ja dola për të dyja’.
Ditën e nesërme Luana Vjollca pritet të publikojë këngën e saj të re me titull ‘1 mijë vjet’
/Priza.al/