Kushi njofton vendimin: Pagat e mësuesve do të rriten ndjeshëm

Ministrja e Arsimit dhe e Sportit Evis Kushi ka folur për mediat pas mbledhjes së sotme të qeverisë. Ajo ka njoftuar se vitin e ardhshëm pagat e mësuesve do të rriten ndjeshëm.

Kushi: “Kemi marrë vendimin që vitin e ardhshëm, të kemi një nga rritje më të mëdha ndonjëherë të pagave të mësuesve. Që do të jenë nga 23 deri në 36 përqind, në varësi të pozicioneve të tyre, sigurisht në varësi të përvojës dhe kualifikimeve që ata kanë. Paga e një mësuesi të shkollave 9-vjeçare do të jetë deri në 95,550. Ndërkohë që për arsimin e mesëm të lartë, do të jetë 106,800 lekë paga bruto.

Këtë herë kemi marrë vendim për një rritje më të madhe. Do të jetë 30 përqind rritja e pagave të pedagogëve, ku 20 përqind do të mbulohet nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër sigurisht nga të ardhurat e vetë institucioneve të arsimit të lartë”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *