Ka qenë avokati Klodian Reçi ai i cili ka marrë në mbrojtje Klevio Ahmetin diten e sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Sipas burimeve te brendshme, Ahmeti ka pranuar të perfaqësohet dhe ta mbrojë avokati në çështje i cili ka kerkuar lirimin e klientit dhe jo masa të tjera duke justifikuar deklaratat në rrjetet sociale të klientit të tij të pretendimit të shtetasit Rigels Rajku për presion.
Avokati ka pretenduar se kane pasur te bëjnë me biseda live në të cilat futet çdokush në rrjetet sociale dhe ku klienti i tij ka qenë në komunikim me fansat. Sakaq Ahmeti ka deklaruar se Rigels Rajku ka konflikte të vjetra me të dhe se vazhdimisht krijon konflikte nëpërmjet deklaratave në rrjetet sociale.