Nënkryetari i ‘Partisë së Lirisë’, Endrit Brahimllari është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK).
Ai është duke u marrë në pyetje në cilësinë e sekretarit të Përgjithshëm, për çështjen e lobimit në SHBA.
Mësohet se kjo lëvizje e SPAK vjen pas ardhjes së letërporosisë nga SHBA.