Legjenda e Real Madrit, Cristiano Ronaldo po përballet me deportim nga Arabia Saudite pasi bëri një gjest të turpshëm në ndeshjen kundër Al-Hilal
Në ndeshjen e së martës në Ligën Pro Saudite kundër Al-Hilal, Ronaldo ishte me fat që “ia hodhi” me një karton të verdhë pas një faulli qesharak ndaj kundërshtarit.
Ronaldo u pa të dilte jashtë fushës i frustruar nga tifozët kundështar që brohoritnin emrin e Lionel Messit.
Legjenda portugeze ka reaguar duke i kapur organet gjenitale, i cili konsiderohet gjest i paligjshëm në Arabinë Saudite.
Ronaldo's reaction in today's game when the opponent's fans were chanting Messi's name 😂https://t.co/5GNOQREnCA
— Jan (@FutbolJan10) April 18, 2023
Avokati Nouf bin Ahmed, një profesor në Universitetin e Genovas dhe arbitri ndërkombëtar i akredituar nga Kombet e Bashkuara, njoftoi në Twitter (nëpërmjet AS) se do të paraqesë një peticion në Ministrinë Publike Saudite të Arabisë Saudite për arrestimin dhe dëbimin e Ronaldos.
“Sjellja e Cristianos është një krim,” tha avokati.
“Një akt publikisht i pahijshëm, i cili është një nga krimet e nevojshme për arrestimin dhe dëbimin nëse kryhet nga një i huaj”.