Ish-deputeti Nard Ndoka është i njohur për deklaratat e tij, që shpesh shkaktojnë të qeshura në studiot televizive.
Gjatë daljes së fundit, ai ka komentuar edhe operacionin e apendicitit të kryeministrit Rama. Sipas tij, nevoja për këtë ndërhyrje ka ardhur për shkak të stresit të zgjedhjeve.
“Ramës i plasi zorra qorre nga stresi. Më bëhet qejfi që është mirë. I kam dërguar një komposto dje. Por ka stres se do ndëshkohet se ka ardhur momenti.” – tha Nard Ndoka.