Drejtori i shkollës 9-vjeçare në Hot të Ri (Shkodër) ka rënë në prangat e policisë pasi lëshonte dëftesa false kundrejt shumës 3200 euro. Ai përdorte vulën e falsifikuar të një shkolle të mesme.
Në pranga ka rënë Gjovalin Kodra dhe bashkëpunëtori i tij 64 vjeçar Gjin Fusha.
Kodra akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
https://www.priza.al/3200-e-per-te-dhene-nje-deftese-false-arrestohet-drejtori-i-shkolles-9-vjecare/