Sozia e Luizit rrëfen momentin kur e ngatërruan me banorin: Taksisti më pa dhe mori në telefon…

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Veton Golaj, i cili është një sipërmarrës në Gjakovë, por së fundmi i ka hyrë dhe profesionit të aktorit në Portokalli, ku imiton Luiz Ejllin në skenë.

I pyetur nga moderatori se si ndihej ai tani që po imiton Luizin dhe ka kaq ngjashmëri në pamje, Vetoni shprehet se ka një jetë me momente mjaft interesante dhe të bukura.

Madje ka treguar edhe një ngjarje që i ka ndodhur rrugës duke ardhur për në emision, ku një taksist e ngatërroi atë me Luizin e vërtetë.

“Kjo jetë që është duke u zhvilluar tani është shumë interesante, shumë e bukur, se kisha imagjinuar ndonjëherë dhe as përjetuar. Janë momente shumë interesante që po ndodhin çdo ditë. Diçka e re, një “story” më e bukur se tjetra.

E fundit fare ishte kur unë u nisa për të ardhur këtu, isha në një taksi bashkë me një shoqe dhe ajo i tha taksistit, e njeh ky kush është? Tha shumë i parë, e kam takuar diku tha. Po Luizi. Obobo tha, e mori gocën e vetë në telefon, e di çfarë më ndodhi mua tha? Kam Luizin në shtëpi dhe e nxori Top Channel, Big Brother a është në shtëpi a jam në taksi. Shumë e bukur kjo”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *