Vendi në fushatë zgjedhore/ Bashkia Kukës shpërndan pako me ushqime

Në prag të zgjedhjeve, Bashkia Kukës shpërndan pako me ushqime për familjet e varfëra

Saga e ndihmave në fushatë zgjedhore nuk ka të ndalur në qarkun e Kukësit. Sot ishte radha e bashkisë Kukës të përfshihet në shpërndarjen e pakove ushqimore vetëm pak ditë nga dita e zgjedhjeve.

Që në orët e para të mëngjesit banorët e shtresave në nevojë ishin njoftuar nga përgjegjësit e Njësive Administdative të tërhiqnin pakot ushqimore pranë magazinave të bashkisë Kukës.

Ndërsa Drejtori i Shërbimit Social në Bashkinë Kukës, Albert Iseberi, thotë se ndihmat janë 100 pako donacione të shoqatave, ne thjeshtë po i shpërndajmë.

I pyetur se jemi në fushatë elektorale dhe mund të ndikoj në vullnetin e votuesve ku bashkia Kukës është e përfshirë në zgjedhje, z.Iseberi hodhi poshtë këtë pretendim.

Kodi zgjedhor parashikon se me fillimin e muajit të fushatës zgjedhore ndalon forma të tilla./FaxWeb

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *