Koka akuza qeverisë: Të flasësh në Shqipëri sot është krim, po shantazhohet media

Seanca në Gjykatën e Tiranës lidhur me padinë ndaj gazetarit Bledian Koka ka dështuar këtë të enjte. Blendian Koka nga jashtë ambientevë të Gjykatës në një prononcim për mediat, nuk ka ndalur akzuat se në Shqipëri po censurohet fjala e lirë. Sipas tij pushteti po përdorë të gjitha format e mundshme për të shantazhuar mediat.

“Sot një gazetar akuzohet se ka marrë një intervistë. Është aksion parapolitik. Të flasësh në Shqipëri sot është krim. Ai përdor të gjithë pushtetin e tij për të bërë presion tek gazetarët. Ajo që ka ndodhur sot, është gati në kufijtë e surreales. Kjo është medalje nderi në gjoksin tim, nder më të madh nuk mund të ketë. Minimalisht kjo është një lajm i mirë. Fakti që kemi bërë diçka që ngacmon nervin është një gjë e mirë. Kjo i bën nder Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. Për mua kjo është ditë e mirë. Pres seancën e radhës që na e lanë me 5 maj. Sot i bëj të njëjtat pyetje: A e njihni shtetin italian? A keni kërkuar që të blini një incenerator në Bashkinë e Kostancës në Rumani?A e njeh shtetasin Milliad Lopa? A ka udhëtuar me të? Këto janë pyetje shtesë dhe normalisht do të duhet që të kisha përgjigje si gazetar. ”, deklaroi Koka.

Lexo edhe:

Dëshmia e mashtruesit italian për Piranjat, Bashkia padit për shpifje “Syrin”

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *