Mbrëmjen e kaluar, “Vëllai i Madh” i dha një mision të fshehtë Kiarës. Duke qenë se në shtëpi po zhvillohej loja me tullumbace, Kiara kishte për detyrë të shponte tullumbacet e banorëve, por në fshehtësi, pa e parë askush.
Ajo nuk e kreu me sukses misionin dhe ishte Luizi, ai i cili e zbuloi i pari.
Mëngjesin e sotëm, teksa po bënte rutinën e kujdesit të fytyrës me Jorin, ajo i tregoi për misionin sekret.
Kiara u shpreh se nuk e realizoi me sukses, madje dështoi në realizimin e misionit.