14 maji/ Celibashi shkresë Kolegjit Zgjedhor: Ankimet të shqyrtohen brenda 24 orëve

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i ka dërguar një shkresë Kolegjit Zgjedhor ku kërkon të përshpejtohen shqyrtimi i ankimeve për kandidatët dhe subjektet zgjedhore për 14 Majin.

Celibashi shkruan se ankimet duhet të shqyrtohen jo më larg se 24 orë pas depozitimit të tyre për të shmangur kështu vonesat në procesin e prodhimit dhe shpërndarjes së fletëve të votimit.

Kërkesa e Celibashit vjen pas rrëzimit në KAS të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për të regjistruar Sali Berishën si kryetar të tij.

Tashmë kjo çështje pritet të kalojë në Kolegjin Zgjedhor i cili do të përcaktojë kush do të përcaktohet si kryetar i këtij koalicioni.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *