“Fotografia e Vitit të Shtypit Botëror” vjen nga lufta në Ukrainë

Fotografi i Associated Press, Evgeniy Maloletka fitoi çmimin ‘World Press Photo of the Year’ për imazhin e tij tronditës të punonjësve të urgjencës që mbanin një grua shtatzënë në terrenet e shkatërruara të një materniteti Mariupol (Ukrainë)

Imazhi i shkrepur më 9 mars 2022, i gruas së plagosur, me dorën e majtë në barkun e përgjakur, dëshmon momentet tronditëse të sulmeve të pamëshirshme ruse.

32-vjeçarja Iryna Kalinina ka ndërruar jetë nga plagët e marra gjysmë ore pasi solli në jetë trupin e pajetë të foshnjës së saj.

“Për mua është një moment që gjatë gjithë kohës dua ta harroj, por nuk mundem. Historia do të mbetet gjithmonë me mua” – tha fotografi.

“Evgeniy Maloletka jetoi sipas standardeve më të larta të fotoreporterizmit duke kapur ‘momentin vendimtar’, duke ruajtur traditën e gazetarëve të AP në mbarë botën për të ndriçuar atë që përndryshe do të kishte mbetur e padukshme, “tha zëvendëspresidentja e lartë e AP.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *