Faruk Fatih Ozer, themeluesi i kompanisë të kriptomonedhave Thodex ka mbërritur në Turqi. Ai u ektradua nga Shqipëria dhe u dërgua drejt shtetit turk me avion.
Mediat turke kanë publikuar pamjet e mbërritjes së tij në Turqi. Siç shihet, në aeroport janë marrë masa të rrepta sigurie (6 oficerë dhe 2 furgonë).
Ozer u ndalua përkohësisht në Shqipëri, pasi akuzohet për mashtrimin e 391 mijë qytetarëve, duke përfituar 2 miliardë dollarë.