(Video)/ Këngëtarin e zë gjumi gjatë performancës së Frank Ocean?

Një video po qarkullon me shpejtësi në rrjet, në të cilën këngëtari i njohur Justin Bieber shihet me sy mbyllur në mes të turmës në koncertin Coachella. Fansat nuk mund të mos e komentonin këtë moment, ku Bieber duke dëgjuar performancën e Frank Ocean thuhet se e kishte “zënë gjumi”, shkruajnë mediat e huaja.

@pineappleonpisa

six yrs but it’s past his bedtime #coachella #frankchella #teamselena #fyp

♬ original sound –

“Çojeni në krevat”, “Po mediton”, “Jam i bindur që shumë të tjerë fjetën” dhe shumë reagime të tjera shihen nga fansat, pasi këngëtari mendohet se po flinte gjatë performancës së Frank Ocean.

Nga ana tjetër, një numër i konsiderueshëm njerëzish thanë se Justin po ndiente muzikën dhe po përqendrohej në performancën e Frank Ocean. Në fakt nuk është parë ndonjëherë një njeri ta zërë gjumi në këmbë dhe me gjithë zhurmën dhe njerëzit vërdallë, por nuk është çudi që Justin ka zgjedhur të mbyllë sytë dhe të shijojë muzikën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *