I akuzuar për korrupsion në zgjedhje, pranga 41-vjeçarit nga Korça

Policia ka arrestuar Kristo Çollakun, 41 vjeç, i cili ishte i shpallur në kërkim pasi gjykata e Elbasanit i kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale të shkeljes së fshehtësisë së votimit dhe korrupsionit aktiv në zgjedhje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë, ndaluan shtetasin K. Ç., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.”-njofton policia.

Veprimet e mëtejshme procedurale pu kryhen nga Komisariati i Policisë Elbasan

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *