“Lëri të shkojnë…”/ Kujt i drejtohet Morena Taraku?

Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese.

Më herët, Morena ka publikuar një ‘Ask’ në Instastory, ku ndjekësit e saj i kanë drejtuar pyetje të shumta dhe ajo ka zgjedhur t’u përgjigjet disa prej tyre. Dihet që bukuroshja e mban shumë të fshehtë jetën e saj private e për këtë gjithë janë kuriozë të zbulojnë më shumë rreth saj. Një prej ndjekësve e ka pyetur nëse është apo jo në një lidhje dhe ajo ka pranuar se është.

Pak më parë Morena ka ndarë me ndjekësit një shprehje që në fakt na bëri të dyshojmë nëse i dedikohet dikujt lidhur me jetën e saj romantike apo thjesht për njerëzit që kanë qenë pjesë e jetës së saj.

“Do të humbni disa njerëz kur filloni të qëndroni për veten tuaj, të shprehni kufijtë dhe të dini vlerat tuaja: njerëzit që largohen janë thjesht ata që kanë përfituar nga ty kur nuk i kishe këto. Lërini të shkojnë në paqe”,– shkruan ajo.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *