Zhdukja e Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari, kamerat kapin makinën me targa të vjedhura

Një automjet tip “Mercedes-Benz”, targat e së cilës rezultojnë të vjedhura në Lezhë, ka vënë në lëvizje prej të paktën dy ditësh policinë e Sarandës. Automjeti rezulton të jetë fiksuar gjatë kqyrjes së shumë pamjeve filmike që grupi hetimor po mbledh për zbardhjen e zhdukjes së 46 vjecarëve Leonard Thodhori e Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi.

Automjeti rezulton gjithashtu se ka lëvizur edhe brenda qytetit të Sarandës por nuk është arritur të identifikohet dot se kush ka qenë brenda tij. Paraprakisht mendohet se Thodhori i njohur si “Koçole” mund të ketë lënë automjetin e tij buzë rrugës hyrëse të fshatit Çukë dhe më pas ka hyrë në një automjet të dytë, ndoshta tek “Mercedes-Benz” i dyshimtë i fiksuar në kamera.

Mendohet se fillimisht ai ka hyrë pa dhunë, ndoshta se ka parë njerëz të njohur ose menduar se ata kanë qenë dashamirës. Pasi ka hyrë brenda dyshohet se ka hyrë në plan rrëmbimi tij. Nuk dihet nëse Sulovari është marrë bashkë me Thodhorin apo në vend tjetër. Ajo që dyshohet është se si të gjallë apo të vdekur, dy 46 vjecarët ndodhen brenda rrethit të Sarandës.

Ka dyshime se automjeti i rrëmbyesve mund të ketë përshkruar Qafën e Soronesë për të hyrë ne territorin e Bashkisë Konispol. Nga dyshimet e deritanishme, kur po mbushen dy javë nga zhdukja, me shumë mundësi Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari, janë ekzekutuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *