FOTO+VIDEO/ Nuk është një UFO… ky dron ushtarak ultra i shpejtë është ‘tmerri’ i tankeve ruse! (Nuk e kanë prodhuar SHBA-të)

Ushtria e super-armatosur ruse nuk e priste një gjë të tillë… Një dron tepër i sofistikuar i teknologjisë më të lartë dhe me armatimin më modern duket se ka vënë në shënjestër tanket më të avancuara ruse.

Kjo gjë jo vetëm ka trembur Kremlinin, por ka ngritur në alarm gjithë Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Kuqe dhe rojet kufitare të shtetit më të madh të botës, njëherësh edhe fuqisë atomike më të madhe.

Garës së ethshme të armatimit dhe sofistikimit të teknologjisë “dron”, fqinji i Rusisë Ukraina, e njohur për teknologjinë e lartë ushtarake edhe pse në gamë të vogël, i është përgjigjur së fundmi.

Inxhinierët ukrainas në bashkëpunim me homologët e ‘Stealth technology”, kanë prezantuar konceptin e një droni luftarak shkatërrues të gjeneratës më të fundit.

Një video e publikuar në “Youtube”, tregohet se si një dron shkatërron një tjetër mjet fluturues me një raketë, dhe prisni se ka akoma… më pas droni shkatërron edhe një tank rus “T-90” (nga më të avancuarit).

Sipas idesë së prodhuesit, ky dron do të jetë në gjendje të mbajë dhe të përdorë armë të drejtuara me precizion të lartë, madje siç thuhet më tej, droni super i shpejtë luftarak është planifikuar të mbajë armë me peshë deri në një ton.

“ACE ONE” është droni numër një në klasën e tij të dronëve luftarakë, që mund të mbajnë armë me peshë deri në 1 ton dhe të përshtatet në ndryshim nga dronët e tjerë edhe për luftën ajër-ajër, gjë të cilët deri më sot e bëëjnë avionët gjuajtës.

Ai është zhvilluar në bazë të teknologjisë më të fundit “Stealth”. Falë kësaj, si dhe formës së tij të sheshtë të krahut, “droni është praktikisht i padukshëm për radarët”, citohet të ketë thënë Alexander Los, ish-president i ndërmarrjes shtetërore “Antonov”.

Kjo e fundit duket se i ka kthyer reston Moskës, e cila dikur e kishte krenarinë e flotës ajrore “Antonovin”, por pas viteve të komunizmit e çoj drejt falimentimit.

Mediat shkruajnë se 25 shkencëtarë dhe ekspertë ukrainas në fushën e industrisë së hapësirës ajrore po punojnë në këtë projekt.

https://www.youtube.com/watch?v=El1JLCDQYqA

Former Ukrainian space agency chief unveils uncrewed drone ACE One | AIN.UA

Next generation drones. Know they're the future but just can't get excited  about them, well except if they're… | Military drone, Military aircraft,  Stealth aircraft

will Kiev be able to develop a heavy drone - RT in Russian - Oops Top

Ukraine has presented a project of a large strike UAV-an analog of the  Russian " Hunter» - ВПК.name

Ukraine has presented a project of a large strike UAV-an analog of the  Russian " Hunter» - ВПК.name

New Military UAV May Lead to Commercial Drone Flights | US News

Spesifikasi Drone Tempur Ace One Tandingan Sukhoi S-70 Okhotnik Rusia -  Foto Tempo.co

/Priza.al/

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *