“E ardhmja e Ukrainës është NATO” Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh kështu gjatë vizitës së parë në Kiev që prej shpërthimit të luftës.
Stoltenberg theksoi se iniciativa për mbështetjen shumëvjeçare të Ukrainës me armatime, do të ndihmojë vendin të kalojë nga pajisjet dhe doktrinat e epokës sovjetike, tek standardet e NATO-s.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, presidenti Volodimir Zelensky tha se kishte ardhur koha që NATO të merrte vendimin politik për të ftuar Ukrainën që t’i bashkohej aleancës ushtarake.
Zelensky i bëri thirrje Stoltenberg të ushtrojë presion tek disa pjesëtarë të NATO, që siç tha, po tregoheshin të ngadaltë në sigurimin e armatimeve të rënda.
Teksa Stoltenberg vizitonte Kievin, Danimarka dhe Holanda njoftuan se do të furnizonin Kievin me 14 tanke Leopard II, të cilat do të bliheshin nga vende të treta dhe do të rinovoheshin.