Qeveria ka detajuar rregullat për financimin e qirasë së zyrave për partitë politike, të cilat tashmë s’mund të marrin financim për më shumë se 61 zyra lokale dhe 1 qendrore.
Në vendimin e publikuar të enjten, shteti financon qiranë e ndërtesës për partitë politike për një sipërfaqe jo më shumë se 100 m2 për selinë qendrore dhe jo më shumë se 50 m2 për zyrat vendore të partisë politike, për një vlerë jo më shumë se 1 000 lekë/m2 në muaj.
Në rregullat e reja të miratuara, partitë politike fituese të së drejtës për të marrë financim për qiranë e zyrës duhet të kenë marrë të paktën mbi 1% të votave në tre zgjedhjet e fundit.
Në rregullat e përcaktuara nga qeveria, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave vlerësojnë nëse ka prona të lira në pronësi të shtetit për t’ia kaluar partinë politike, nëse nuk gjenden, atëherë partitë politike duhet ta gjejnë vetë dhe ti dërgojnë Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Financave detajet e marrëveshjes së qiranë.