Kandidati i opozitës për bashkinë e Shkodrës Bardh Spahia ka deklaruar se ky qytet është i persekutuar politikisht dhe ekonomikisht. Ai tha se qeveria Rama është armiqësore me Shkodrën për shkak se nuk arriti që ta fitonte vetë.
“Qytet i persekutuar, jo vetëm politikisht dhe ekonomikisht. Për faktin se është një qytet që gjunjëzohet përballë një presioni përballë kësaj mazhorance që nuk e mori vetë, kjo qeveri është më armiqësore që ka pasur Shkodra, është një qeveri që mund të kuptohet që ka një tendencë për ta lënë në vetmi dhe jo vetëm” – tha Spahia.
Spahia tha se retorika e Ramës, që nëse nuk votoni kandidatin e socialistëve, Shkodra nuk do ketë investime është e papranueshme.
“Nëse voton mua mund të kesh bashkëpunim korrekt, dhe nëse nuk më voton mua do marzhinalisohet, as nuk duhet të përmendet. Automatikisht përkthehet, unë dua t’ju blej dhe ju do shiteni. Unë e kam thënë që Shkodra nuk shitet” – tha Spahia./ReportTv